Flash

Në Beograd kërkohet referendum për Kosovën dhe arrestim i komandantëve të UÇK-së

Lapsi.al 4 June 2018
Në Beograd kërkohet referendum për Kosovën dhe arrestim i

Në kuadër të “dialogut ndërserb” për Kosovën, Shoqata e familjeve të të rrëmbyerve dhe të vrarëve në Kosovë, sot në tryezë në Beograd ka kërkuar që dialogu i Serbisë dhe i Kosovës të ndërpritet, siç tha kryetari i kësaj shoqate Simo Spasic, “derisa shqiptarët në atë dialog të udhëhiqen nga kriminelët”.

Ai në këtë tryezë, ka thënë se shoqata që e udhëheq kërkon që të arrestohen ish -komandantët e UÇK-së ndërsa shtetin e Serbisë e ka ftuar ta shpallë referendumin për Kosovën.

“Pyetja (e referendumit) duhet të jetë a jeni që Serbia të shkojë në Europë pa Kosovën. Të shohim çfarë do të thonë qytetarët”, ka theksuar Spasic.

Snezhana Markoviq nga kjo shoqatë është angazhuar për ngrirje të këtij konflikti Serbi – Kosovë. Në këtë tryezë janë dëgjuar akuza të rënda rreth situatës në Kosovë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI