Flash

Richard Gere në altar për të tretën herë

Lapsi.al 4 June 2018
Richard Gere në altar për të tretën herë

Richard Gere është martuar për herë të tretë. Aktori i ka dhënë fund beqarisë duke u martuar me të dashurën 33-vite më të re Alejandra Silva. 68-vjeçari u shpreh se është njeriu më i lumtur në univers.

Ylli i ‘ Pretty Woman’ zhvilloi ceremoninë martesore në fermën e tij jashtë New York.

“Unë jam njeriu më i lumtur në univers,”-tha Gere në një intervistë për Hello!, duke shtuar: “E si mund të mos jem… Jam martuar me një grua të bukur, të zgjuar, të ndjeshme, të përkushtuar për të ndihmuar njerëzit, e qeshur, e durueshme, e cila di të falë, që është një kuzhiniere e mrekullueshme dhe që bën sallatrat më të mira në botë.”

Aktori shtoi se Alejandra është një nëna e mirë dhe ka prekje ëngjëlli: “Ju nuk mund të gjeni më mirë se kaq.”

Çifti u takua kur Gere qëndroi në një hotel në pronësi të familjes së Alejandras në Positano në Itali në vitin 2014.

35-vjeçarja, e cila drejton një organizatë bamirëse në Spanjë, zbuloi që Gere i dërgonte trëndafila derisa pranoi që të kishte një takim me të, si edhe i shkruante rregullisht këngë.

Gere është martuar për herë të parë me modelen Cindy Crawford nga viti 1991 deri më 1995 dhe më pas u martua me aktoren Carey Lowell nga viti 2002-2016, me të cilën ka edhe një djalë 18-vjeçar, Homerin.

Silva ka një djalë 5-vjeç nga një martesë e mëparshme.

Të këshilluara

"Zhduket" Melania Trump, miqtë në merak

Melania Trump ka shqetësuar gjithë miqtë e saj pasi nuk ka asnjë shenjë prej sa që pas operacionit të papritur në veshka. Edhe pse Zonja e Parë para pak ditësh ...

18:59

Vazhdon tenelovela Robert-Tuna

Lajmet se Roberti & Nora nuk flasin me Tunën kanë pushtuar së fundmi mediat rozë. Ishte Roberti ai që në emisionin e Rudinës, e konfirmoi se nuk flet me kun...

16:39

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI