Flash

Bashkim Dedja, kryetari i Gjykatës Kushtetuese, përballet me Vettingun më 8 qershor

Lapsi.al 5 June 2018
Bashkim Dedja, kryetari i Gjykatës Kushtetuese, përballet me Vettingun

Procesi i Vetingut po vijon me kalendar të ngjeshur për sa i përket skanimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve në sistemin e drejtësisë, ndërkohë që më 8 qershor, këtij procesi do t’i nënshtrohet kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shpallur kalendarin e seancave dëgjimore ku në datën 8 qershor në orën 10:00 do të dalë në seancë dëgjimore kryetari i Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja. Po ashtu bëhet e ditur se trupa që do të gjykojë dosjen e tij do të përbëhet nga Valbona Sanxhaktari, Roland Ilia dhe Xhensila Pine.

Në bazë të ligjit të Vetingut, kreu i Kushtetueses do të skanohet për tre kriteret siç është ai i pasurisë, figurës dhe aftësive profesionale. Gjykata Kushtetuese është me trupë të reduktuar, pasi ka mbetur me vetëm tre anëtarë.

Më herët dha dorëheqjen gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese Besnik Imeraj, ndërsa u shkarkuan Fatos Lulo, Altina Xhoxhaj dhe Fatmir Hoxha. Ndërsa e vetmja që e kaloi Vetingun ishte anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha.

Pas shpalljes së datës së seancës dëgjimore nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për skanimin e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja, i vetmi që nuk kanë kaluar në sitën e vettingut është anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Gani Dizdari.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI