Flash

Dhuna ndaj të riut në Pogradec, reagon policia

Lapsi.al 5 June 2018
Dhuna ndaj të riut në Pogradec, reagon policia

Një i ri në Pogradec ka denoncuar dhunën barbare sipas tij të ushtruar në ambientet e komisariatit të Korçës. I riu është shtetasi Ilir Bego 28 vjeç, dhe ka denoncuar dhunën e ushtruar ndaj tij pasi goditi me shkelma makinën e policit për shkak të një gjobe të marrë 2 vjet më parë. 28-vjeçari ka pohuar se policia lokale e ka rrahur gjatë shoqërimit dhe gjatë qendrimit në komisariat, të hënën në mëngjes (4 qershor 2018).

Për këtë ka reaguar edhe policia.

Njoftimi i policisë

Në datë 04.06.2018, rreth orës 06:40, përpara ambjentit të Komisariatit të Policisë Pogradec, shtetasi I.B, i është drejtuar me fjalë fyese një punonjësi policie të këtij Komisariati, si dhe ka dëmtuar mjetin privat të tij, duke i thyer aksesorët anësorë.

Pas dëmtimit të mjetit ky shtetas është shoqëruar menjëherë në Polici.

Shkak për këtë veprim sipas kallëzimit të tij, dyshohet se ka qenë një masë administrative që punonjës i policisë i kishte vendosur shtetasit I.B, për mos përdorim të rripit të sigurimit gjatë drejtimit të mjetit kohë më parë.

Shtetasi I.B. pas marrjes së deklaratës së tij ku shprehet se nuk ka pretendime ndaj veprimeve të Policisë, si dhe kërkon ndjesë ndaj punonjësit të policisë për dëmtimin e mjetit, rreth orës 09:45 është lënë i lirë.

SHÇBA ka filluar një proces verifikimi për rastin, përmes një grupi të drejtuar nga Drejtorja e Përgjithshme znj.Trimi.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI