Flash

Të rinjtë shqiptarë, të fundit në Europë për të ardhurat sipas fuqisë blerëse

Të rinjtë shqiptarë janë ndër më të varfrit në Europë për sa u përket të ardhurave të familjeve ku jetojnë dhe më të varfrit nëse llogariten të ardhurat sipas fuqisë blerëse. Sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2025, të analizuara nga Euronews, të ardhurat mediane vjetore të disponueshme të familjeve të të rinjve të […]

07:12

Diferencat/  Çfarë e ndan Monikën me Lulin? (Video)

Lapsi.al 5 June 2018
Diferencat/  Çfarë e ndan Monikën me Lulin? (Video)

E ftuar të hënën në mbrëmje në emisionin Tonight të Ilva Tares, kryetarja e LSI-së ka bërë dy deklarata që i ndajnë qëndrimet e saj nga ato të PD-së zyrtare. E para ka të bëjë me çështjen Xhafaj dhe e dyta me atë të Lali Erit.

Për të parën, Kryemadhi ka theksuar se Ministri i Brendshëm nuk mund të mbajë përgjegjësi për veprimet e të vëllait. “Edhe unë tani që jam në studio nuk e di atë që mund të bëjnë fëmijët e mij” tha ajo. Në fakt kjo është e vërtetë, në sistemin ku jetojmë nuk ka fajësi familjare dhe kolektive. Fiks këtë qëndrim ka mbajtur edhe Edi Rama. Dhe s'besoj se këtë mund ta kundërshtojë edhe PD-ja.

Por pavarësisht nga ky parim i përgjithshëm, Basha dhe denoncuesit e Agron Xhafajt pretendojnë se si deputet i PS-së dhe kryetar i Komisionit të Lgjeve, ai ka ndryshuar Kodin Penal për të favorizuar të vëllain. Me audio-përgjimin që i vunë gjoksin, pëdëistët mbrojnë tezën se i vëllai i Xhafës ka shfrytëzuar qënien e Fatmirit si ministër për të vazhduar trafiqet. Pikërisht për këto arsye PD organizoi një protestë në Tiranë, sepse me shprehjen “nuk mban përgjegjësi për vëllain” s’kishte pse bëhej protestë fare. Dhe e bukura është se LSI, jo vetëm e miratoi këtë protestë, por qe dhe pjesmarrëse në të. Atëherë kujt i duhet besuar, LSI-së që bën miting ku kërkon largimin e Fatmir Xhafajt apo asaj që thotë se ai nuk mban përgjegjësi për vëllain???

Pika e dytë e diferencës që Kryemadhi ka me Bashën lidhet me qëndrimin ndaj Erion Veliajt. Edhe mbrëmë në Tonight ajo iu mbajt idesë se Rama do t'i bëjë puçin Lali Erit dhe se dy tre ministra të tjerë po bëhen gati të kandidojnë për Tiranën.

Lexo më tej:

Habit Monika Kryemadhi. Vetëm ajo e sheh lali Erin si viktimë të Ramës

Monika Kryemadhi: Dy ministra po përgatiten si kandidatë për bashkinë e Tiranës

Në fakt ky është një qëndrim i njohur për ta parë kryebashkiakun si viktimë të një kryeministri xheloz për suksesin e tij, dhe jo si një bashkëpuntor bythëlëpirës të Ramës, në betonizimin e Tiranës, në vdekjen e Ardit Gjoklajt në Sharrë, në inceneratorët e djegies së plehrave, në kioskat dhe gradaçielat që shpërndan për oligarkët. Këto qëndrime të Kryemadhit, më shumë i ngjajnë piruetave për të mos përsëritur më deklaratën, gafë politike, se LSI-ja është 50% me 50% nëse do të votojë për Veliajn apo jo.

Pra këto diferenca shpalli Monika mbrëmë në emisionin e Ilva Tares, gjë që tregon se partia e saj më shumë sesa në një koalicion në PD-në është futur në një front anti-Rama, por duke bërë gafën e madhe që ta shikojë kryeministrin si të ndarë me thikë nga puthadorët dhe lakejtë e tij.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Dyshimet/ Pse u vra Vasil Dervishaj në Vlorë

Automatiku që u gjet disa metra larg trupit të pajetë të Vasil Dervishajt, i vrarë natën e së hënës në Vlorë, ka përforcuar dyshimet se 29 vjeçari u vra gjatë n...

15:01

Polemika/ Kush po kërkon kokën e Panuçit?

Kristiano Panuçi po shtyn ditë të errëta në krye të kombëtares shqiptare. Dy humbjet e rënda, ndaj skuadrës amatore të Kosovës (3-0) dhe ndaj skuadrës së fortë ...

16:07

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI