Flash

Eminem pranon publikisht lidhjen me Nicky Minaj

Lapsi.al 5 June 2018
Eminem pranon publikisht lidhjen me Nicky Minaj

Thashethemet mbi një romancë midis Eminem dhe Nicki Minaj nisën pasi reperja publikoi këngën e saj të fundit. Kur Nicki shpërndau këngën fansat e pyetën nëse ishte e lidhur me Eminem dhe ajo iu përgjigj ‘Po’.

Eminem hyri në këtë bisedë duke u përgjigjur: “Ti e di që është e vërtetë.” Kjo bëri që Minaj ti kthente koment reperit: “Zemër, mendova se do ta mbanim të fshehtë derisa të martoheshim. Do flasim bashkë kur të kthehem në shtëpi.”Por Eminem e shtoi valën e thashethemeve ndërsa mbajti një koncert në Boston. Ai pyeti fansat e tij: “Boston, sa prej jush dëshironi që unë të lidhem me Nicky Minaj”. Fansat filluan të brohorisnin dhe reperi tha: “Mirë, o Zot, gjithashtu edhe unë dua. Nicky nëse po e merr këtë mesazh, më shkruaj më vonë kështu që ne të flasim për këtë çështje.” Nuk ka munguar reagimi i Minaj në Twitter: “Të dua kaq shumë. Ne kemi nevojë për ty në albumin ‘Queen’. Ja ku do të jetë takimi ynë i parë. Ndërsa unë do të vështroj sytë e tu të bukur, ti do të shkruash vargje.”Ndërkohë që Eminem ka përforcuar zërat për një lidhje të mundshme me artisten e njohur të rrymës hip-hop Nicki Minaj.

“Doja t’u thoja diçka përsa i përket Niki, që edhe ajo vetë nuk e di”, theksoi muzikanti 45-vjeçar për publikun në festivalin e Governors Ball në Nju Jork duke përdorur një gjuhë që nuk i ka hequr të gjitha paqartësitë.”“Ne jemi së bashku! Kjo është gjithçka që doja të thoja. Faleminderit që më keni lejuar të çlirohem nga kjo”, tha Eminem.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI