Flash

Gjykata pranon gjykim të shkurtuar për Tom Doshin, Frrokun dhe Bamin, pretenca jepet me 20 qershor

Lapsi.al 5 June 2018
Gjykata pranon gjykim të shkurtuar për Tom Doshin, Frrokun dhe Bamin,

Gjykata Penale e Tiranës ka pranuar gjykim të shkurtuar ndaj deputetit Tom Doshi, ish-deputetit Mark Frroku dhe Durim Bamit, ndërsa më 20 qershor do të japë pretencën për të akuzuarit.

Ata janë vënë nën akuzën e “Kallëzimit të rremë” kryer në bashkëpunim, për një atentat të pretenduar nga ana e Tom Doshit në vitin 2015. Ai në atë kohë akuzonte Ilir Metën, tashmë President, se kishte porositur një atentat për të bërë eliminimin e tij fizik.

Pas një ping-pongu mes Krimeve të Rënda dhe Gjykatës së Lartë për kompetencën e gjykimit, dosja do shqyrtohet nga e para nga gjyqtarët e Tiranës. Sipas prokurorisë, të pandehurit në bashkëpunim me njëri-tjetrin krijuan prova të rreme me qëllim që ndaj të niste një hetim penal ndaj Ilir Metës (kryeparlamentar në kohën kur u regjistrua video).

Doshi pretendonte që Meta kishte urdhëruar vrasjen e tij bashkë me ish-deputetin e PD-së Mhill Fufi dhe se këtë gjë ia kishte rrëfyer miku i tij Mark Frroku, por prokuroria pas hetimeve arriti në konkluzionin se gjithçka ishte e sajuar dhe i mori të pandehur.

Çështja e tyre kaloi në të gjitha gjykatat, nga ajo e Larta, në Kushtetuese, pastaj tek Krimet e Rënda e në fund u rikthye në Gjykatën e Tiranës.

Ndërkohë, prokuroria ka kërkuar marrjen me forcë të të pandehurve. Por njërin prej tyre, Mark Frrokun, prokurori i çështjes ka deklaruar se do t’i dërgojë sërish një fletë-thirrje pasi të parën ia dërguan në burgun e Fierit, nga i cili ai u la i lirë pak ditë më parë, duke mos pasur kështu dijeni për seancën që u zhvillua.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI