Flash

Kuvendi i Kosovës voton pro unifikimit të doganave me Shqipërinë

Lapsi.al 5 June 2018
Kuvendi i Kosovës voton pro unifikimit të doganave me

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar rezolutën për unifikimin doganor ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë. Këtë rezolutë e ka propozuar Grupi parlamentar i Partisë Socialdemokrate, e cila është mbështetur nga 76 deputetë.

Përfaqësuesit e këtij subjekti politik kanë ftuar Qeverinë që të angazhohet sa më shpejt për realizimin e kësaj rezolute që do të lehtësojë qarkullimin e mallrave në mes Kosovës dhe Shqipërisë, duke i dhënë shtytje zhvillimit ekonomik të të dyja vendeve.

Kuvendi i Kosovës, ka miratuar dhe një tjetër rezolutë për heqjen e tarifave të roming-ut në telekomunikim ndërmjet këtyre dy vendeve. Deputetët sot miratuan edhe rezolutë në lidhje me gjendjen jo të mirë të rinisë kosovare dhe votuan pro rekomandimeve nga debati parlamentar në lidhje me Kartonin e Gjelbër.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI