Flash

Kuvendi miraton rezolutën, unifikohen pikat doganore mes Kosovës dhe Shqipërisë

Lapsi.al 5 June 2018
Kuvendi miraton rezolutën, unifikohen pikat doganore mes Kosovës dhe

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar rezolutën në lidhje me zbatimin e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë për unifikimin e pikave doganore.

Për këtë rezolutë të propozuar nga deputeti Visar Ymeri nga PSD kanë votuar  67 deputetë, një ka qenë kundër dhe një abstenim, shkruan Indeksonline.

Deputetët kanë votuar edhe për debatin parlamentar në lidhje me Kartonin e Gjelbër për të cilin 78 deputetë kanë votuar pro, një kundër dhe një abstenim.

Ndërsa votimi i rekomandimeve nga interpelanca me kryeministrin e Kosovës,  Ramush Haradinaj në lidhje me vendimin e Qeverisë së Kosovës për ndarjen e një milion eurove për veriun është tërhequr për konsultim për ta hedhur më vonë për votim.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI