Flash

LSI u përgjigjet akuzave lidhur me dietat e deputetëve: Çdo muaj kemi disa shpërblime

Lapsi.al 5 June 2018
LSI u përgjigjet akuzave lidhur me dietat e deputetëve: Çdo

Deputetja e LSI Kejdi Mehmetaj iu përgjigjet akuzave lidhur me dietat e deputetëve të LSI.

Lidhur me akuzat e deklarimit të pasurisë për deputetët e LSI dy ditë me parë, nga të cilat vëreheshin shuma të mëdha për shpenzimet e karburantit, komunikimet telefonike si dhe dietat e udhëtimeve, deputetja e LSI Kejdi Mehmetaj sqaron burimin e tyre.

E ftuar në emisionin Debati në Channel One, të gazetarit Roland Qafoku, Mehmetaj sqaron:

"Vetëm për të sqaruar,ato nuk është se i kam shpenzuar unë, ajo është pagesa mujore që merr një deputet. Dhe e kemi të gjithë njësoj. Deputeti çdo muaj merr pagën e tij bazë që është e barabartë më pagën e një nënpunësi të lartë të çdo sektori tjetër të administratës dhe krahas kësaj për çdo muaj kemi disa shpërblime, domethënë tip djetash ku futen shpenzimet për udhëtime etj, dhe e gjitha kjo prapë nuk shkon sa një rrogë tjetër e një zyrtari të lartë. Po të kisha punuar në profesionin tim, do e kisha pasur rrogën më të lartë."

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI