Flash

“O kapo...”/ Polici telefonon shefin pasi kap 3 të rinjtë që ngritën dron para Ramës (VIDEO)

Lapsi.al 5 June 2018
“O kapo...”/ Polici telefonon shefin pasi kap 3 të rinjtë

Pak minuta pasi një dron me një banderolë u shfaq mbi podiumin ku qëndronte kryeministri Edi Rama në Orikum, policia e Vlorës ka shoqëruar tre të rinjtë që kryen aksionin.

Ata ngritën një dron ku shkruhej: “Mjaft i zgjodhi mafia dhe droga deputetët dhe ministrat. Të zgjedhë ndonjë dhe Populli”.

Partia Demokratike ka siguruar foto dhe video nga shoqërimi i tre të rinjve të FRPD në polici. Në video shfaqet një efektiv policie që qëndron pranë të rinjve që kanë ngritur dronin.

Ai dëgjohet teksa bën një bisedë në telefon dhe me sa duket flet me shefin duke i raportuar. “O kapo, këtu direkt në krah të kësaj, janë nja 3-4 veta as 3-400 metra”, - dëgjohet polici.

Më pas të rinjtë janë shoqëruar dhe pas verifikimeve ata janë lënë të lirë. Emrat e të shoqëruarve janë Zekri Picari, Klaus Shaqiri, Fatjon Bathorja.

https://youtu.be/MFFRF5oAjPI

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI