Flash

Polumbarët gjejnë trupin e fëmijës që u mbyt në Liqenin e Farkës

Lapsi.al 5 June 2018
Polumbarët gjejnë trupin e fëmijës që u mbyt në

Fëmija 12 vjeçar që u mbyt në Liqenin e Farkës kishte shkuar bashkë me shokët e tij për t'u larë. Pavarësisht se dinte not, kanë treguar fëmijët e tjerë, Daniel D. nuk ka mundur të dalë, pasi është zhytur në ujë. Një person që gjendej aty pranë është futur në ujë për ta shpëtuar, por nuk ka mundur. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë si dhe janë njoftuar Polumbarët e Reneas, që nxorrën trupin e pajetë.

 

Fëmijët treguan në polici se kishin hyrë në liqen për t'u larë por Danieli nuk doli dot nga uji, pasi mund të ketë rrëshqitur në barishte.

"Paraprakisht dyshohet që fëmija i mitur i moshës rreth 12 vjeç, të ketë qënë duke luajtur së bashku me fëmijë të tjerë në zonën e liqenit dhe është mbytur aksidentalisht" thuhet në njoftimin e policisë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI