Flash

Rikthehen reshjet e shiut në vend, çfarë ndodh me temperaturat...

Lapsi.al 5 June 2018
Rikthehen reshjet e shiut në vend, çfarë ndodh me

Sot pasdite dhe nesër pritet të ketë reshje të dobëta në të gjitha qarqet e vendit. Reshjet priten kryesisht në pjesët kodrinore-malore të qarqeve, më të mundshme pasditeve, përjashtuar qarqet Lezhë, Durrës dhe Tiranë, ku shumica e reshjeve priten sonte deri nesër në mëngjes.

Në zona shumë të kufizuara reshjet mund të jenë edhe në formë shtrëngate.

TEMPERATURAT - Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

  • Në bregdet: 22 / 26 °C
  • Në vendet e ulëta: 19 / 27 °C
  • Në vendet malore: 16 / 24 °C

ERA - Sot pasdite dhe nesër era do të fryjë e lehtë.

ZJARRET NË PYJE - Sot pasdite dhe nesër, në shumicën e qarqeve “S’KA RREZIK” ose pritet rrezik “I ULËT”, përjashtuar qarkut Fier, i cili mbetet në nivelin e rrezikut “I MODERUAR” (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Qarqet me rrezik mesatar “I ULËT” pritet të kenë rrezik “I MODERUAR” në zona të kufizuara, konkretisht qarqet: Elbasan (Juglindje), Korçë (Lindje), Vlorë (Veri dhe Jug) dhe Gjirokastra (Jug). Rreziku pritet të jetë më i lartë gjatë mesditës së sotme.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI