Flash

Shqiptarët plagosin në burg bosin e mafias greke

Lapsi.al 5 June 2018
Shqiptarët plagosin në burg bosin e mafias greke

Yiannis Skafturos, njeriu i cili sipas policisë, ishte "dora e djathtë" e Vassilis Stefanakos, një prej emrave më të lakuar të botës së krimit në Greqi i ekzekutuar në Janar, u plagos me thikë në Burgun e Korydallos. Sipas raportimeve të medieve greke, një shqiptar, i njohur si ekzekutor me pagesë dhe dy bashkatdhetarë të tij, akuzohen se kanë sulmuar me thikë Yiannis Skafturos, pak pas kthimit të tij nga një spital, ku ishte transferuar për probleme shëndetësore.

Raportimet e medieve helene e lidhin atentatin me një “kontratë vdekjeje”: Një nga shqiptarët i dyshuar si autori i sulmit të sotëm në burg, është kontraktuar nga Vassilis Stefanakos për të vrarë një tjetër baron të mafies për 30.000 euro. Atentati u realizua po në një burg disa vite më parë, por shënjestra arriti të mbijetonte. Pas kësaj, ka pasur mosmarrëveshje për pagesën mes palës porositëse të atij atentati dhe shqiptarit.

“Duket se çmimi i mosmarrëveshjes u pagua me sulmin e sotëm”, raportojnë mediat greke.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI