Flash

Tjetër rast dhune në komisariat, 28-vjeçari: Policët më mbajtën 9 orë

Lapsi.al 5 June 2018
Tjetër rast dhune në komisariat, 28-vjeçari: Policët

Një tjetër rast dhune nga policia denoncohet në komisariatin e Pogradecit. 28-vjeçari Ilir Bego denoncon efektivët e këtij komisariati për dhunë fizikë.

“Më dhunuan gjatë shoqërimit dhe qëndrimit në Komisariatin e Pogradecit. Ju kërkova falje për veprimin, por policët më dhunuan. Më goditën tre herë me grusht në gjoks dhe në krah. Më mbajtën në komisariat për nëntë orë, më pas më liruan. Dëmin e makinës së policit e kompensoi babai menjëherë. Kam frikë të denoncoj policët. Prokurori i Rrethit nuk pranoi të merrte denoncimin”, rrëfen 28-vjeçari.

Bego ka goditur me shkelma gomat e makinës private të efektivit të qarkullimit Bujar Xhyra dhe sipas tij, shkak për këtë reagim ka qenë një gjobë e marrë par dy vitesh.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI