Flash

Ambasada amerikane e mohon: Nuk kemi paraqitur propozim për marrëveshje Kosovë-Serbi

Lapsi.al 6 June 2018
Ambasada amerikane e mohon: Nuk kemi paraqitur propozim për

Ambasada e SHBA-ve në Beograd ka mohuar raportimet se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë propozuar plan për marrëveshjen detyruese mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një përgjigje për agjencinë serbe të lajmeve “Beta”, ambasada amerikane në Serbi ka thënë se nuk ka propozuar ndonjë plan për këtë marrëveshje, plan ky që sipas disa mediave serbe, ishte refuzuar nga presidenti, Aleksander Vuçiq.

Aty theksohet se SHBA-të vazhdojnë të mbështesin dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit dhe bëjnë thirrje që këto bisedime të vazhdojnë.

“Amerika vazhdon ta mbështesë dialogun e udhëhequr nga Bashkimi Evropian për normalizimin e raporteve mes Prishtinës dhe Beogradit. Ne kemi folur për ide të ndryshme me liderët serbë dhe ata kosovarë, po ashtu edhe me përfaqësues të BE-së, mirëpo nuk kemi paraqitur ndonjë propozim”, thuhet në përgjigjen e ambasadës amerikane, transmeton lajmi.net.

Ditë më parë gazeta serbe “Novosti” shkruante se presidenti serb Aleksandar Vuçiq, ka hedhur poshtë një dokument pune, lidhur me zgjidhjen e çështjes së Kosovës i njohur si “paketa amerikane”.

Të këshilluara

Durrës, i riu i vë flakën vetes...

Një i ri i vuri flakën vetes rreth një orë më parë në lagjen nr.1 të Durrësit. 28-vjeçari R.P. ndodhet në Spitalin e Durrësit nën kujdesin e mjekëve. Sipa...

17:11

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI