Flash

Arta Marku sillet si “e përhershme”, lëviz nga detyra prokurorin e njohur

Lapsi.al 6 June 2018
Arta Marku sillet si “e përhershme”, lëviz nga detyra

Kryeprokurorja e Përkohshme vijon me ndryshimet në organin e akuzës. Ajo po bën ndryshime thelbësore në këtë organ duke u sjellë si kryeprokurore me mandat të përhershëm. Mësohet se Marku ka urdhëruar largimin e Anton Martinit nga drejtimi i Prokurorisë së Shkodrës.

Arta Marku ka emëruar në vend të Martinit prokurorin Ylli Pjetërnikaj, i cili ushtronte detyrën në Tiranë, ndërsa më herët ka qenë edhe ndihmës ligjor në Prokurorinë e Përgjithshme. Nesër pritet prezantimi i Pjetërnikaj në Shkodër.

Pas 6 muajsh nën drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës Anton Martini kalon me detyrë tek Krimet e Rënda. Prokuror prej disa vitesh tek Krimet e Rënda, mësohet se do i besohet një strukturë dhe dosje të rëndësishme hetimore. Kohët e fundit të mandatit të Adriatik Llallës ai nuk shihej me sy të mirë nga kryeprokurori i cili e largoi nga Tirana në rrethe. ©LAPSI.al

Image result for anton martini

(Prokurori Anton Martini)

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI