Flash

Dalin emrat e ndërtuesve problematikë, Artan Lame nxjerr "listën e zezë"

Lapsi.al 6 June 2018
Dalin emrat e ndërtuesve problematikë, Artan Lame nxjerr

Drejtoria e Përgjithshme e ALUIZNI-t publikoi të ashtuquajturën “lista e zezë”, e ndërtuesve që kishin shitur apartamentet pa i legalizuar më parë pallatet. Kreu i ALUIZNIT, Artan Lame tha se deri sa të mbyllin procedurat e legalizimit, këto ndërtues nuk do të marrin më leje ndërtimi. Lista u tërhoq pak ditë më pas për t'u korrigjuar dhe në përfundim, ALUIZNI njoftoi se: “122 subjekte ndërtues ju përgjigjën thirrjes sonë dhe gjatë ditëve nga 31 maji deri dje, kontaktuan me drejtoritë tona në Tiranë dhe u përfshinë në procesin e legalizimit të pallateve të braktisura apo me shtesa pa leje, duke paraqitur dokumentacion të nevojshëm procedural”.

Si përfundim, sot, Drejtoria e Përgjithshme e ALUIZNI-t bën publike rezultatet përfundimtare:

I. Lista e subjekteve që do t’i përcillet Bashkisë, me kërkesën për të mos u pajisur me leje të reja ndërtimi pa përfunduar procedurat e legalizimit për objektet tashmë të nisura prej tyre (134 subjekte).

II. Lista e subjekteve të cilat ju përgjigjën thirrjes së ALUINIT për bashkëpunim dhe u paraqitën për të vijuar procedurat e legalizimit për objektet e ndërtuara prej tyre, apo që u verifikuan për pozicionin e tyre në raport me këto ndërtime. (122 subjekte).

III. Lista e subjekteve për të cilat kanë aplikuar banorët e këtyre objekteve në bazë të VKM 19/2017, ndërsa vetë Subjektet ndërtuese nuk janë paraqitur. (57 subjekte).

IV. Lista e subjekteve që u përfshinë në thirrjen e bërë nga ALUIZNI në datë 30 maj, gabimisht ose për shkak se shkeljet e tyre nuk kanë të bëjnë me kategorinë e objekteve të braktisura.

Për këtë kategori, AKUZINI i “kërkon ndjesë këtyre subjekteve për shqetësimin e krijuar” dhe shton se mbeten “në dispozicion për sqarime të mëtejshme” (9 subjekte).

Të këshilluara

Durrës, i riu i vë flakën vetes...

Një i ri i vuri flakën vetes rreth një orë më parë në lagjen nr.1 të Durrësit. 28-vjeçari R.P. ndodhet në Spitalin e Durrësit nën kujdesin e mjekëve. Sipa...

17:11

Mallakastër, 8-vjeçari bie nga kati i dytë

Një fëmijë 8 vjeç ka mbetur i plagosur rëndë pasi duke luajtur ka rënë nga tarraca e shtëpisë dy katëshe ku jeton me familjen. Ngjarja ndodhi rreth orës 15:00, ...

09:07

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI