Flash

Dokumenti/ Zbulohen dhuratat që mori Enver Hoxha nga jashtë në vitin 1952

Lapsi.al 6 June 2018
Dokumenti/ Zbulohen dhuratat që mori Enver Hoxha nga jashtë në

Nga Kastriot Dervishi

Në kongresin e dytë të vitit 1952 sollën dhurata edhe partitë komuniste nga vendet e tjera të “demokracive popullore” si: Çekosllovakia, Hungaria, Rumania, Polonia dhe Republika Demokratike Gjermane.

Më “kopracë” ishin rumunët, të cilët sollën albume dhe një Stalin e Lenin të vogël bronzi.

Hungarezët ishin më të gjithanshëm në dhurata, duke filluar nga orenditë e shtëpisë, kupa argjendi, valixhe, pije etj.

Të tjerët ishin të dhëna pas teknologjisë së aparatet fotografike dhe dylbitë.

Jepej përshtypja sikur po zhvillohej ndonjë dasmë dhe të ftuarit po sillnin taksën e pjesëmarrjes.

Kongresi i dytë i Partisë së Punës është i vetmi në historinë e kësaj partie ku u evidentuan dhurata nga partitë e ashtuquajtura motra.

Mungesa e pjesëmarrjes së “partisë mëmë” të Bashkimit Sovjetik, u kompensua nga pjesëmarrja e partive të tjera të vendeve të “demokracisë popullore”, si dhe të vendeve ku lëvizja komuniste pretendonte të bënte terrorizmin e radhës.

Ndonëse komunistët udhëhiqen formalisht nga disa cilësi kamufluese idealesh, ku ndër të tjera hyn edhe mospranimi i dhuratave, në kongresin e dytë të 31 marsit – 7 prill 1952, janë paraqitur disa të tilla.

Ndërsa delegacioni mongol është mjaftuar me një flamur të madh të kuq, shokët kinezë duket sikur kanë hapur depon e ushqimeve për të përzgjedhur dhurata.

Krahas portreteve të klasikëve apo busteve të Maos, ata janë kujdesur edhe për çaj dhe marmelatë.

Sikur të kishin sjellë edhe ca djathë e mish, me siguri, shokët kinezë do ta thellonin veçantinë e dhuratave të tyre.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI