Flash

Kontroll kumarit, policia dhe tatimet kërkojnë pikat e basteve pa licencë

Lapsi.al 6 June 2018
Kontroll kumarit, policia dhe tatimet kërkojnë pikat e basteve pa

Policia e Shtetit në bashkëpunim me hetimin tatimor dhe njësinë e mbikqyrjes së lojrave të fatit prej së martës kanë nisur një kontroll në terren ndaj subjekteve që ushtrojnë aktivitetin në fushën e kumarit. Burime konfidenciale thanë për Top Chanel se kontrolli po ushtrohet në të gjithë qytetet e vendit ku nga analiza paraprake rezulton se ka subjekte që operojnë në mënyrë të paligjshme.

Mënyra e kontrolleve është parashikuar në një plan konkret masash i miratuar nga 3 institucionet që janë përfshirë në këtë operacion. Rezultatet e para flasin për dhjetra subjekte që janë konstatuar në kundërshtim me ligjin, 5 prej të cilave vetëm në Tiranë.

Sipas burimeve janë konstatuar pika bastesh sportive që mbanin edhe “makineta” të lojërave të fatit pa licencë. Po sipas burimeve në këto subjekte janë konstatuar edhe punonjës të pasiguruar. Subjekte të kumarit në kundërshtim me ligjin janë konstatuar edhe në Durrës dhe Lezhë ndërkohë që plani i masave parashikon shtrirjen e kontrolleve edhe në qytete të tjera problematike.

Top Chanel ka sjellë në vëmendje jo pak herë përhapjen masive të pikave të kumarit, të cilat janë bërë shkaktarë për efekte të tjera sociale me pasoja në shoqërinë shqiptare, si divorcet apo varësia që shkakton ky aktivitet. Para nisjes së operacionit të parë, të quajtur “Fundi i Marrëzisë”, në gjithë vendin ishin më pak se një mijë pika bastesh.

Pas operacionit pikat e basteve u katërfishuan me ligj dhe kjo u bë me lobim të deputetëve të mazhorancës të cilët disa herë rresht ndërhynë për të ndryshuar ligjin e lojërave të fatit për t’i lejuar kumarit të zgjerohet. Operacioni i fundit i nisur nga institucionet shtetërore në mënyrë diskrete deri më tani nuk ka nxjerrë shifra domethënëse të penalizimit të paligjshmërisë.

Ligji i ri pritet që të hyjë në fuqi pas disa muajsh dhe deri më tani në terren nuk shikohet asnjë lëvizje për marrjen e masave për të plotësuar kriteret e tij, një prej të cilave është që kumari duhet të jetë 100 metra larg shkollave apo objekteve të kultit. Ky është kriteri i zbuluar me lobim deputetësh, por deri në hyrjen në fuqi të ligjit, Kuvendi ka ende punë dhe lobimet vijojnë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI