Flash

Basha dy ditë në Gjermani: E pamundur ta miratojnë hapjen e negociatave

Lapsi.al 7 June 2018
Basha dy ditë në Gjermani: E pamundur ta miratojnë hapjen e

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tregoi se ditën e hënë dhe të martë ishte në një vizitë në Gjermani për takime me ato që i quajti "autoritetet më të larta gjermane". Temë diskutimi ka qenë situata në Shqipëri, në prag të vendimit për hapjen e negociatave, më saktë zhvillimet për çështjen Tahiri dhe Xhafaj.

"Këtë të hënë dhe të martë isha në Berlin, i ftuar nga autoritetet më të larta gjermane për të diskutuar shqetësimin e tyre se situata politike, pak javë pas vizitës së Ramës në Gjermani u përkeqësua. Se Tahiri u lirua sipas një pakti mafioz dhe e njëjta skemë po ndiqet për vëllezërit Xhafaj dhe në këto kushte është e pamundur që Bundestagu të miratojë atë që keni kërkuaj ju dhe ne, hapjen e negociatave" u shpreh Basha.

Basha parlajmëroi votën kundër të Gjermanisë dhe shkak për këtë tha ai janë vetëm zhvillimet e çështjes Tahiri dhe Xhafaj, gjithsesi Basha tha se opozita kërkoi votën pro me arsyeimin se "hapja e negociatave është instrumenti i vetëm që të rrisë presionin mbi bandën që kontrollon qeverinë".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI