Flash

Basha: Rama pati një takim sekret me Tahirin, para se të jepte dorëheqjen

Lapsi.al 7 June 2018
Basha: Rama pati një takim sekret me Tahirin, para se të jepte

Nga foltorja e Kuvendit, kryetari i PD-së Lulzim Basha ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama, duke e cilësuar këtë të fundit një ‘arkitekt’ të krimit.

Basha pohoi se pak ditë para se Saimir Tahiri të hiqte dorë nga mandati i deputetit ka zhvilluar një takim sekret me Ramën, ku sipas tij ky i fundit i siguroi garanci. Mes ironisë lideri i demokratëve tha se Tahiri në vend që të shkonte në burg, u la për 10 ditë në ‘arrest shtëpie’ ndërsa pinte birra e hante qofte në ballkon.

“Tahiri pas një takimi kokë më kokë me Ramën në Tiranë, të dokumentua nga burime dhe prova të pakontestueshëm nga opozita dha dorëheqjen, pasi mori garancitë që do të kontrollohej tek drejtësia e Ramës. 10 ditë ‘arrest shtëpie’, birra e qoftë në ballkon, Tahiri fitoi lirinë. Burg për kuksianët, azil politik përndjekje për Zaganin. I njëjti arkitekt, i njëjti urdhërues. Rama, ti ke shpallur që të marrësh në mbrojtje shtetërore vëllezërit Xhafaj, siç bëre me Tahirin dhe Habilajt. I mundësove Xhafajt që t’i mundësojë lirinë vëllait të tij. Ti bën sikur nuk sheh që dje dhe sot një ligj i Antimafias nuk zbatohet për Xhafajn”, - tha Basha.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI