Flash

Deklarata e fortë e Bashës: Isha në Berlin, e paimagjinueshme që Bundestagu të hapë negociatat

Lapsi.al 7 June 2018
Deklarata e fortë e Bashës: Isha në Berlin, e paimagjinueshme

As Edi Rama dhe as Fatmir Xhafaj nuk ishin të pranishëm në nisjen e seancës së kësaj të enjteje në Kuvend. Mungesën e tyre e vuri re opozita.

Fillimisht kreu i Grupit Parlamentar demokrat, Edmond Spaho dhe më pas vetë Lulzim Basha thanë se seanca nuk mund të vijojë pa praninë e Kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm, që i akuzojnë për lidhje me krimin.

Gjatë fjalës në foltore, Lulzim Basha konfirmoi se të hënën dhe të martën ndodhej për një vizitë në Berlin, por jo për arsyet që e sulmon mazhoranca.

“Po, kam qenë në Berlin këtë të hënë e të martë, jo në vizitë klandestine siç thoni ju, as të paguar me milionat e drogës, por i ftuar nga autoritetet më të larta gjermane për të diskutuar shqetësimin e tyre se situata politike në vend, 6 javë pas largimit të Ramës nga Berlini, jo vetëm që nuk ka shkuar drejt përmirësimit, por drejt përkeqësimit, që u lirua Saimir Tahiri dhe e njëjta skemë po ndiqet për të shpëtuar vëllezërit Xhafaj. Në këto kushte është e paimagjinueshme që Bundestagu të rekomandojë hapjen e negociatave”, - tha Basha.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI