Flash

Frikë se vrasësi i vajzës do lirohet, ndahet nga jeta në spital babai i Fildez Hafizit

Lapsi.al 7 June 2018
Frikë se vrasësi i vajzës do lirohet, ndahet nga jeta në

Babai i gjyqtares së ndjerë Fildez Hafizi ka ndërruar jetë një ditë më parë, pak orë pasi kishte lënë një letër në të cilën shpreh shqetësimin se vrasësi i të bijës mund të lirohet.

Ai ishte shtruar në spital dy ditë pasi ka shkruar letrën pasi gjendja e tij ishte komplikuar nga semundja e cila vuante.

Kjo letër u publikua këtë të enjte në emisionin “Studio e Hapur”, te gazetares Eni Vasili. Në letër babai Bynjamin Hafiziit kërkon sensibilizimin e institucioneve.

Ai ia ka drejtuar letrën Ilir Metës, Etilda Gjonajt, Xhezair Zaganjorit dhe ambasadorëve Donald Lu e Romana Vlahutin.

Gazetarja Klodiana Lala tha se ka parë një shqetësim të shtuar të familjes Hafizi dhe se babai i saj ka ndërruar jetë ditën e djeshme.

Sipas saj janë arsyet proceduriale që mund të cojnë drejt lirimit burrin vrasës të Fildez Hafizit, Fadil Kasemi.

Gjyqtarja Fildez Hafizi u vra më 31 gusht 2017 nga ish-bashkëshorti i saj. 39-vjeçarja u qëllua me 2 plumba pistolete brenda makinë së saj nga Fadil Kasemi. Ky duket se ishte fundi i një kronike të paralajmëruar, pasi kërcënimet ndaj saj kishin qenë të vazhduara. Shkak për këtë situatë ishte divorci mes Hafizit dhe Kasemit.

Edhe pse kishte marrë një urdhër mbrojtje, gjyqtarja merrte kërcënime nga të vazhdueshme nga ish-bashkëshorti.

Por duket se saga fatkeqe e familjes së gjyqtares së ndjerë nuk mbaroj me kaq. Për shkak të ngërçit me reformën në drejtësi, nuk është shqyrtuar ende çështja e Fadil Kasemit.

Nëse një gjë e tillë nuk ndodh deri në 31 gusht 2018, atëherë Kasemi mund të lirohet, pasi përfundojnë afatet e paraburgimit.

Në emisionin “Studio e Hapur” me Eni Vasilin në “News24”, gazetarja Klodiana Lala tha se familjarët e Fildez Hafizi thonë se atë po e vrasin për herë të dytë, duke mos i dhënë dënimin e merituar autorit të vrasjes.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI