Flash

Itali, 63 vite burg për grupin e shqiptarëve, trafikuan kokainë me vlerë 2.5 milionë euro

Lapsi.al 7 June 2018
Itali, 63 vite burg për grupin e shqiptarëve, trafikuan kokainë

Gjykata italiane e Aostës ka dënuar me 63 vite burg grupin e shqiptarëve të arrestuar në kuadër të operacionit "Ilium" me akuzën e trafikimit të kokainës nga Hollanda në Itali.

Të dënuarit janë: 

-Gëzim Shoshi, 57 vjeç, i dënuar me 21 vite burg e 1000 euro gjobë

-Alfred Shabani, 43 vjeç, i dënuar me 11 vite burg e 1000 euro gjobë

-Lulzim Halili, 37 vjeç, i dënuar me 11 vite burg e 1000 euro gjobë

-Valentin Lleshi, 31 vjeç i dënuar me 11 vite burg e 1000 euro gjobë

-Si edhe shtetasi italian, shofer i automjetit tip TIR me të cilin transportohej lënda narkotike, Mauro Alvise Cauzzo 66 vjeç nga Venecia, i dënuar me 9 vite burg e 35 mijë euro gjobë.

Operacioni "Ilium" ka nisur hetimet më vitin 2011 pas informacioneve të marra nga operacioni "Shqiponja e bardhë" i sapo mbyllur nga policia italiane.

Hetimet e operacionit "Ilium" vërtetuan se vetëm brenda 15 ditëve grupi i shqiptaëve trafikuan nga Hollanda në Itali 25-30 kg kokainë.

Investiguesit italianë kanë zbardhur në sallën e gjyqit se grupi i shqiptarëve të arrestuar, vijnë të gjithë nga zona e Shkodrës në veri të Shqipërisë dhe thirreshin "malësorë" e flisnin një dialekt të fortë gjë që ka vështirësuar përgjimet ndaj tyre.

Elementi kryesor i këtij grupi kriminal ishte shqiptari Gëzim Shoshi, banues në La Spezia në Itali, i cili merrej me administrimin e parave për blerjen e kokainës në Hollandë, si dhe me shpërndarjen e saj në territorin italian kryesisht në rajonin e Lombardisë.

Kokaina futej në Itali përmes automjeteve të drejtuara nga korrierë të ndryshëm mes të cilëve dhe italiani 66 vjeçar Mauro Alvise Cauzzo. Mbi çdo pako kokainë ishte e shënuar me gërma emri i qytetit apo zona ku ajo do të shpërndahej.

Për të komunikuar mes tyre grupi i malësorëve përdorte një gjuhë të koduar ku kokaina quhej ndeshje futbolli.

"Po pres për të shkuar për të luajtur futboll. Më thuaj nëse vjen dhe ti për të zënë fushën,"-thuhej në një nga mesazhet komunikuese mes anëtarëve të grupit e ku vendodhja e ndeshjes së futbollit ishte vendi ku do të mbërrinte kokaina.

Gjatë operacionit "Ilium" janë vënë nën pranga 17 persona e 66 persona të tjerë janë vënë nën hetim. Ky operacion çoi gjitahshtu në 9 sekuestrime policore të kryera në provincat e  Aosta, Torino, Lodi, Vigevano, Vipiteno e La Spezia ku janë kapur rreth 23 kg kokainë në vlerë 2.5 milionë euro.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI