Flash

Letra/ Meta i kërkoi ndihmë Ramës për fëmijët e gjyqtares së vrarë, por kryeministria heshti

Lapsi.al 7 June 2018
Letra/ Meta i kërkoi ndihmë Ramës për fëmijët e

Një letër e babait të gjyqtares Fildese Hafizi e vrarë nga ish-bashkëshorti i saj Fadil Kasemi ka vënë në lëvizje presidentin e Republikës Ilir Meta. Bynjamin Hafizi, babai i të ndjerës ngriti shqetësimin se autori mund të lirohej.

Ai u kërkonte institucioneve më të rëndësishme në vend që të nderhynin që të gjendej brenda afateve se cila gjykatë do ta shqyrtojë çështjen pasi ajo e Krimeve të Rënda dhe gjykata e Tiranës po ia pasojnë njëra-tjetrës dosjen duke çuar afatet në limit.

Ky shqetësim duket se u bë shkak që babai i gjyqtares së ndjerë të ndërrojë jetë në spital. Kohët e fundit, Bynjamin Hafizi i kishte dërguar edhe një tjetër letër Presidentit Ilir Meta duke shprehur shqetësim për pensionin që marrin fëmijët e të ndjerës, në vetëm 4500 lekë.

Këshilltari i Presidentit Meta, Tedi Blushi tha se kreu i shtetit e ka ndjekur me vëmendje shqetësimin që i kanë shprehur familjaret e gjyqtares se ndjerë duke vënë në lëvizje institucionet e tjera. “Panorama” publikoi edhe letrën e Presidencës drejtuar Kryeministrisë ku e vë në dijeni për shqetësimet e babait të së ndjerës, por mësohet se Presidenca nuk ka marrë ende një përgjigje.

95ec7176-2124-4eb9-b769-3388304b9036

(Më poshtë Letra e Presidentit dërguar familjes Hafizi)

5f2aa97d-1945-43ad-a2f8-52a6ba8bb24f

5be76b3e-d1c4-458e-8a5a-01807d55d132

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI