Flash

Opozita kërkon dorëheqjen e Fatmir Xhafajt/ Donald Lu e "strehon" në makinën e tij

Lapsi.al 7 June 2018
Opozita kërkon dorëheqjen e Fatmir Xhafajt/ Donald Lu e

Një akt i pastër i marrjes në mbrojtje ka qenë ai i Donald Lu-së për Fatmir Xhafajn mesditën e sotme, kur sapo kishte mbaruar seanca parlamentare. Të rrethuar nga kamerat e televizioneve, Donald Lu dhe Fatmir Xhafaj ecin së bashku në pedonalen e Ministrisë së Brendshme. Sapo kishin dalë nga një takim në zyrat e Ministrisë së Brendshme. Ndërsa filmohen nga kamerat, Lu i kërkon Fatmir Xhafajt të futet në makinën e tij, për t'u larguar së bashku.

Sjellja e pazakontë e ambasadorit amerikan nuk ka sesi të mos interpretohet si mbështetje e hapur e ambasadës për Fatmir Xhafaj. Ndërsa opozita vazhdon protestat për dorëheqjen e tij, Xhafaj shfaqet gjithnjë e më shumë i shoqëruar nga amerikanët. Pak ditë më parë ai ishte në ambasadë për një ceremoni dekorimi.

Ndërkohë mbetet pezull e vërteta për bisedën e Albert Veliut me njeriun që mendohet se është vëllai i Fatmir Xhafajt, Agroni. Prokuroria ka deklaruar se e ka çuar regjistrimin për një ekspertizë jashtë vendit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI