Flash

Parlamenti në kaos/ Opozita bllokon foltoren, socialistët votojnë ligjet

Lapsi.al 7 June 2018
Parlamenti në kaos/ Opozita bllokon foltoren, socialistët votojnë

Edhe këtë të enjte seanca parlamentare është zhvilluar në një atmosferë kaosi dhe rrëmuje. Pasi ka ndërprerë disa herë seancën, kryetari i Parlamentit, Gramoz Ruçi ka vendosur të kalojë në votimin e projektligjeve me vetëm një fjalë të shkurtër të Taulant Ballës.

Ndërkohë për tre seanca rresht, Lulzim Basha ka mbajtur të bllokuar foltoren e parlamentit dhe në fund i janë bashkuar të gjithë deputetët e Partisë Demokratike.

Votimin e projektligjit për "Fondin e zhvillimit për diasporën", socialistët e shoqëruan me duartrokitje, por nga ana tjetër ata të opozitës qëndronin të gjithë përreth foltores ku fliste kryetari i PD-së Lulzim Basha.

"Mbyllet votimi, tani le të vazhdojë shfaqja përmes Facebook, se kjo është zgjedhja juaj" u shpreh Gramoz Ruçi në përfundim të seancës parlamentare.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI