Flash

Plagosja e dyfishtë në Gjirokastër, në pranga personi që përkrahu autorin

Lapsi.al 7 June 2018
Plagosja e dyfishtë në Gjirokastër, në pranga personi

Kristaq Llukani, 40-vjecari që plagosi dy personat mbrëmë në Gjirokastër vazhdon të jetë i lirë, por policia njofton se ka arrestuar bashkëpunëtorin e tij. Sipas njoftimit të shpërndarë sot për mediat, i arrestuari është Paolo Xhaferi, 39 vjeç, banues në lagjen “11 Janari”, Gjirokastër. Më poshtë njoftimi i policisë.

"Ky shtetas ka transportuar me automjet nga Gjirokastra në drejtim të Delvinës, shtetasin K.Ll, i cili u shpall në kërkim pasi ditën e djeshme në lagjen “18 Shtatori”, ka plagosur me armë zjarri shtetasit V.B dhe Xh.G, 36 dhe 52 vjeç, të dy banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër. Të dëmtuarit ndodhen në spitalin e traumës Tiranë, jashtë rrezikut për jetën. Po punohet për kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të rethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI