Flash

Katër herë e denoncoi Xhuljeta Çuni në polici Xhaferr Matën, derisa ai e vrau

Lapsi.al 8 June 2018
Katër herë e denoncoi Xhuljeta Çuni në polici Xhaferr

Vrasja e 19 vjeçares, Xhuljeta Çuni ndodhi pas disa denoncimeve që viktima kishte bërë në polici. Mësohet se vajza ishte ankuar katër herë në polici për kërcënimet dhe shqetësimet që i krijonte ish i dashuri i saj Xhaferr Mata, i cili nuk e pranonte ndarjen, deri sa në fund arriti të kryejë krimin makabër. Me premtimin se do ta linte të qetë vajzën, Mata i kishte shpëtuar ndjekjes penale dhe ishte lënë i lirë.

Para se ta qëllonte, 31 vjeçari ishte zënë me vajzën në rrugë. Dëshmitarët thanë se kur vajza i ktheu shpinën, ai kishte nxjerrë pistoletën duke e qëlluar. E shtrirë në tokëm Xhuljeta kishte dhënë shenja jete dhe Xhaferr Mata e kishte qëlluar për të dytën herë. Më pas, i tha kalimtarëve të tmerruar "Mos kini frikë se nuk ju bëj gjë" dhe kaloi në anën tjetër të rrugës, ku qëlloi veten e tij.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI