Flash

Krim i rëndë në “Don Bosko”, i riu vret një vajzë dhe më pas qëllon veten

Lapsi.al 8 June 2018
Krim i rëndë në “Don Bosko”, i riu vret një

Një ngjarje e rëndë ka tronditur kryeqytetin mëngjesin e sotëm. Mësohet se në rrugën “Don Bosko” ka pasur të shtëna me armë.

Sipas informacioneve të para dyshohet se një i ri ka vrarë me armë zjarri një vajzë dhe më pas ka qëlluar edhe veten. Ndonëse nuk ka ende informacione zyrtare, raportohet se djali ndodhet në gjendje të rëndë dhe është transportuar në spital. Policia ka rrethuar zonën dhe ka nisur hetimet.

Kalimtarët dhe banorët e zonës kanë parë tmerr me sy teksa kanë parë dy të rinjtë të shtrirë përtokë e të përgjakur.

Kujtojmë se nuk kanë kaluar as 6 muaj nga krimi i ngjashëm në kryeqytet, kur Aldison Belulaj, 23 vjeç vrau pranë QSUT-së Arjela Muratin, studente e juridikut dhe më pas qëlloi veten. Pak kohë pas qëndrimit në koma, edhe Belulaj ndërroi jetë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI