Flash

Moisi Habilaj 'kyç' gojën, nuk dëshmon kundër Saimir Tahirit

Lapsi.al 8 June 2018
Moisi Habilaj 'kyç' gojën, nuk dëshmon kundër

Pyetja e Moisi Habilajt, Nazer Seitit dhe disa persona të tjerë në Itali për dosjen “Tahiri” nga Prokurorët e Krimeve të Rënda pritej të ishte një nga veprimet kryesore hetimore, që do sillte prova të reja në Tiranë.

Por duket se udhëtimi i dy prokurorëve Besim Hajdarmataj dhe Vladimiri Mara drejt Katanias më 30 Maj, nuk ka shërbyer shumë. Burime nga grupi hetimor konfirmuan për Tv Klan se gjatë seancës që zgjati 3 orë, shumicës së pyetjeve të prokurorëve shqiptarë, Moisi Habilaj ka refuzuar t’u përgjigjet.

Në disa raste të tjera, përgjigjet e dhëna prej tij kanë qenë pa shumë vlerë për hetimet, pasi nuk është përfituar thuasje asnjë e dhënë e vlefshme.

Prokuroria Shqiptare pretendon se Moisi Habilaj ka patur marrëdhënie të ngushtë me ish-Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, pasi ai është personi që ka marrë përsipër t’i rregullojë skafin, kur ky mjet iu prish gjatë pushimeve në Greqi.

Sipas akuzës, lëvizjet e këtij skafi në portin e Sarandës dhe Vlorës nuk janë regjistruar në sistemin TIMS. Megjithatë prokuroria është e bindur se me provat e mbledhura, ish-Ministri do të dërgohet në gjyq për akuzat e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike në kuadër të grupit kriminal dhe korrupsionit të zyrtarëve të lartë.

Hetuesit kanë afat deri në fund të muajit Korrik për të hetuar këtë dosje dhe nuk sqarohet nëse do kërkohet tjetër zgjatje e hetimit apo çështja do të dërgohet dosja në gjyq.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI