Flash

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Spitali Amerikan thyen rekordin e vet në Fertizimin in Vitro

Lapsi.al 8 June 2018
Spitali Amerikan thyen rekordin e vet në Fertizimin in Vitro

Të bëhesh nënë, tani nuk njeh më moshë dhe limite. Spitali Amerikan regjistron rekordin e radhës në fushën e Fertilizimit in Vitro. Ekipi i IVF i drejtuar nga Dr. Elton Peçi dhe embriologu Dr. Besfort Ferhati kanë kryer me sukses një procedurë Fertilizimi in Vitro në rastin e një pacienteje italiane në moshën 62 vjeçare. Është thyer kështu rekordi i vitit 2013 i po këtij ekipi, kur u raportua lindja e parë e një femre në moshën 56 vjeçare pas një procedure IVF.

Sipas Dr. Elton Peçi, veçantia e këtij rasti është që kemi të bëjmë me të parën shtatzëni në moshën 62 vjeçe në Shqipëri dhe kjo është realizuar nëpërmjet Fekondimit in Vitro. Për momentin pacientja është në javën e 14 të shtatzënisë dhe gëzon një evolucion normal të saj. Nuk është e para herë që në Spitalin Amerikan drejtohen pacient të huaj. Mosha e saj 62 vjeç përbën rekord për Shqipërinë, madje edhe për Italinë, pasi lindja përmes Fekondimit in Vitro në moshën më të avancuar në Itali, i përket një rasti para dy vitesh në moshën 62 vjeçare.

Deri tani ecuria e shtatzënisë ka qenë mëse normale. Kjo konsiderohet si revolucion monoton, pasi që nga momenti i rezultatit pozitiv, çdo gjë ka ecur normalisht. Zhvillimi i embrionit ka ndjekur të gjitha etapat që mund të ketë kërkuar një zhvillim normal në tremujorin e parë të shtatzënisë.

Zj. Anna Rita Marini, pacientja italiane 62 vjeçare, ka shprehur entuziazmin për lajmin e bukur dhe të aq shumë pritur të shtatzënisë duke treguar më shumë për eksperiencën e saj në Spitalin Amerikan: “Kam provuar gjatë në Itali për të realizuar dëshirën time për t’u bërë nënë, por pa sukses. U konsultova dhe vendosa të provoj jashtë Italisë. Jam shumë e lumtur që zgjodha Shqipërinë dhe gjeta këtu këtë shërbim të specializuar, dhe mjekë të komunikueshëm dhe me të gjitha përgjigjet për mua. Këtu ndihem më shumë si në shtëpinë time, sesa në Itali. Më duket e pabesueshme kur mësova lajmin e shtatzënisë. Uroj që gjithçka të shkojë mirë deri në fund.”

Për më shumë informacion ose vizitë me mjekët tanë të qendrës së IVF kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com Burimi: www.spitaliamerikan.com

Të këshilluara

5 sekrete për një aromë të mirë

Aroma e mirë, është një ndër gjërat më të mira që mund të ketë një mashkull dhe një femër. Nuk është e vështirë ta realizoni këtë gjë, edhe pa shpenzuar ...

15:31

Si të bëjmë një ‘selfie’ perfekte

Kohët e fundit na kanë treguar se njerëzit mund të bëjnë gjithçka për ta realizuar një “selfie” perfekte.Të kesh një ‘selfie’ të bukur është shumë e rëndësishme...

15:46

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI