Flash

'Zemër e ëmbla dashuri', çfarë shkruante Xhaferr Mata në facebook para se të vriste 19-vjeçaren

Lapsi.al 8 June 2018
'Zemër e ëmbla dashuri', çfarë shkruante Xhaferr

Xhaferr Mata, 31-vjeçari që mëngjesin e sotëm vrau 19-vjeçaren Xhuljeta Cuni dhe më pas qëlloi veten me një plumb në kokë, pak orë para ngjarjes së rëndë shkruante në profilin e tij në facebook për dashurinë. Ai poston një poezi ku i shpreh mamasë së tij dashurinë.

Ndërkohë mësohet se i riu ishte nga Kalimashi i Kukësit dhe jetonte në Tiranë. Ai kishte mbaruar studimet në Universitetin Politeknik të Tiranës për inxhinier mekanik dhe jetonte prej vitesh në kryeqytet.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në rrugën “Eshref Frasheri”, ku 31- vjeçari ka qëlluar me armë zjarri pistoletë 19-vjeçaren, e cila ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Autori më pas ka qëlluar dhe veten me armë zjarri ku aktualisht është transportuar në spital në gjendje të rëndë për jetën.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI