Flash

FOTO/ Punonte për OKB-në, vritet një shqiptar në Afrikë

Lapsi.al 9 June 2018
FOTO/ Punonte për OKB-në, vritet një shqiptar në Afrikë

Një shqiptar ka ndërruar jetë në Mali të Afrikës, pasi u qëllua me armë zjarri gjatë grabitjes së makinës së tij.

Ngjarja ka ndodhur ditën e premte. Sipas agjencisë franceze të lajmeve “AFP”, ai ishte punonjës i kompanisë “Ecolog”, nënkontraktor i Misionit të OKB-së në këtë vend.

Shqiptari mbeti i vrarë në tentativën për t’i grabitur makinën nga 4 persona. Në ngjarje mbetën të plagosur edhe dy kolegë të tij, një kosovar dhe një maqedonas. Emri i shqiptarit të vrarë nuk është bërë ende i ditur.

“Mëngjesin e sotëm në Gao, automjeti që furnizon me ushqime në Minusma, u sulmua nga persona të armatosur. Shoferi i automjetit u vra, kurse dy pasagjerë u plagosën dhe po marrin trajtim mjekësor në Spitalin e Minusma në Gao. Minusma dënon ashpër këtë sulm”, - tha misioni i OKB-së në Twitter.

assss

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI