Flash

'Maradona' i shqiptarëve, detaje nga vdekja e Fadil Vokrrit

Lapsi.al 9 June 2018
'Maradona' i shqiptarëve, detaje nga vdekja e Fadil Vokrrit

Zyrtari i Eulexit, Bengt Persson është personi i parë që i ka dhënë ndihmën Fadil Vokrrit pas sulmit në zemër në një qendër fitnesit në Prishtinë dhe që i mori jetën.

Zyrtari policor i Eulex-it kishte qëlluar rastësisht në qendrën e fitnesit kur kishte parë se Vokrrit i ishte vështirësuar gjendja.

Indeksonline e ka kontaktuar zyrtarin suedez, i cili vetëm pas kontaktit me gazetarët e kuptoi që Vokrri kishte ndërruar jetë.

“Ai ka ndërruar jetë!? Jam shumë i mërzitur që po e dëgjoj këtë lajm. Ishte pa ndjenja kur unë ndërhyra. Fillova ta ndihmoj dhe më pas nisi të marr frymë. Pasi u duk se po i përmirësohej gjendja, unë e lashë në duart e stafit mjekësor, të cilët e transportuan në spital. Sinqerisht, më vije shumë keq. Ndihem i trishtuar”, ka thënë Persson.

Indeksonline mëson se Persson, si një profesionist i vërtetë i ka dhënë ndihmën e parë Vokrrit, por që sulmi ka qenë i rëndë dhe nuk ka arritur të mbijetojë.

Të këshilluara

Ky është 'kyeqyteti' i kokainës në Evropë

Kokaina është më përhapur në Britaninë e Madhe sesa kudo tjetër në Evropë, sipas një raporti të ri mbi përdorimin e drogës në të gjithë kontinentin. Britania...

09:15

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI