Flash

VIDEO/ Makina e policit del nga rruga dhe shpërthen në flakë (pamje nga vendngjarja)

Lapsi.al 9 June 2018
VIDEO/ Makina e policit del nga rruga dhe shpërthen në flakë

Një punonjës policie i komisariatit të Cërrikut është plagosur pas një aksidenti të ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në aksin rrugor Gostimë - Gramsh, pranë fshatit Banjë. Mësohet se Dritan Meçaj ka qenë duke udhëtuar me makinë, por ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga.

Më pas automjeti është përfshirë nga flakët. Punonjësi i policisë ka shpëtuar pasi është hedhur nga makina. Ai është dërguar në spitalin e Elbasanit. Sipas njoftimeve paraprake, mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. ©LAPSI.al

https://www.dailymotion.com/video/edit/x6lgodg

Të këshilluara

Rama pritet me protesta në Lushnje (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta edhe në Lushnjë sot. Ndërsa ndodhej për turin e llogaridhënies publike, qytetarë të Lushnjës dhe të rinj të FRPD-...

14:29

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI