Flash

VIDEO/ Kush është polici që shpalli të paligjshme parrullat kundër Edi Ramës

Lapsi.al 10 June 2018
VIDEO/ Kush është polici që shpalli të paligjshme parrullat

Në protestën e një dite më parë në Fier, policia shpalli të paligjshme një parrullë kundër Edi Ramës. Ishte vetë shefi i policisë, Gazmend Shehu që nisi të griste i pari parullën kundër kryeministrit, duke provokuar përplasjen me protestuesit. Ndërsa tërhiqte parrullën dhe nxiste policët ta ndihmonin, ai dëgjohet të thotë " Tërhiqe se është e paligjshme, tërhiqe se është e paligjshme", siç duket në videon më poshtë:

https://www.youtube.com/watch?v=EZQux8DDDLw&feature=youtu.be

Por provokimi i protestuesve të PD-së dhe grisja e parrullave kundër Edi Ramës nuk janë veprime të rastësishme. Ky polic është filmuar në të shkuarën duke rrahur qytetarët dhe në vend të pezulohej, është ngritur në detyrë. Sali Berisha e përshkruan si një socialist të tërbuar, sipas një mesazhi që ka mbërritur në adresën e tij në rrjetet sociale.

"Sillet si gangster rrugve dhe e thot me mburrje se esht nje socialist i thekur dhe do bej si te doj ai derisa partia e tij esht n pushtet. Ju lutem denoncojini keta masakrenj se po na pin gjakun ne popullit te thjesht se jeni e vetmja shpres e jona per lirin e fjales ton. Me posht po ju dergoj dhe linkun ku famozi gazmend ose si njihet ndryshe ne qarkun e gjirokastres Gaz Shehu ka dhunuar qytetarin . Ju flm.dhe anonim ju lutem"

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI