Flash

Alibeaj: Rama po ngre kamp refugjatësh në Shqipëri, kryeministria përgënjeshtron: Është e pavërtetë

Lapsi.al 11 June 2018
Alibeaj: Rama po ngre kamp refugjatësh në Shqipëri, kryeministria

Në Komisionin e Ligjeve, deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, duke iu referuar disa raportimeve në mediat vendase, por edhe të huaja, për ngritjen e një kampi ku do të priten refugjatë të huaj, deklaroi se Rama po bën pazar me Shqipërinë, e me shqiptarët.

“Mediat jashtë edhe brenda vendit po thonë se ky njeri ka vendosur që këtë vend ta kthejë në kamp refugjatesh. Në një vend ku qindra mijëra ikin, siguria është zero. Po bën pazar me Shqipërinë, e me shqiptarët”, u shpreh Alibeaj në Komisionin e Ligjeve.

Ndërkohë zyra e Kryeministrit i ka mohuar kategorikisht zërat që qarkullojnë, për një kamp refugjatesh në Shqipëri.

“Nuk ka asnjë plan, asnjë ide, asnjë diskutim të tillë. Gjithçka është e pavërtetë”, bën të ditur zyra e Kryeministrit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI