Flash

VENDIMI/ Adriatik Llalla i "shpëton" vettingut

Lapsi.al 11 June 2018
VENDIMI/ Adriatik Llalla i "shpëton" vettingut

Ish prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla nuk do t'i nënshtrohet rivlerësimit të figurës, ose siç quhet ndryshe procesit të vetingut. Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi përfundimisht që dorëheqja e Llallës si magjistrat, e përjashton atë automatikisht nga vetingu. Me këtë vendim, duket se merr fund përpjekja për ta futur Llallën në proces vetingu, një nismë e kërkuar fort nga Komisioneri Publik, Florian Ballhysa.

Pika ku u mbështet kërkesa që Llalla t'i nënshtrohej vetingut ishte pavlefshmëria e dorëheqjes së tij, me anë të një letre dërguar presidentit. Dorëheqja si prokuror i thjeshtë, post i cili iu ofrua pas largimit nga detyra e Prokurorit të Përgjithshëm, e nxorri Llallën jashtë sistemit të drejtësisë.

Shmangia e vetingut duket se ka qenë qëllimi i një letre që Adriatik Llalla i dërgoi presidentit, ku deklaroi dorëheqjen si prokuror, duke siguruar më pas edhe një urdhër të Arta Markut që jepte pëlqimin për këtë tërheqje të tij.

Argumentat pro dhe kundër, a duhet t'i nënshtrohet Llalla vetingut?

Por Komisioneri Publik, Florian Ballhysa (një strukturë tjetër e organeve të Vetingut) nuk qe dakort dhe kërkoi përfshirjen e Llallës në proces.

“Llalla është magjistrat sepse është emëruar prokuror me një dekret të Presidentit, por nuk ka dekret që ta lirojë nga detyra” u shpreh Ballhysa, në një nga seancat, ku e quante të pavlerë dorëheqjen e Llallës. Argumentet kundër ish kryeprokurorit ishin se nuk ishte ndjekur procedura që thuhet në ligj, por thjesht është dërguar një letër me postë.

Në dy vendime, në fillim nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pastaj nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, u vendos që Llalla ishte tashmë jashtë sistemit të drejtësisë dhe si i tillë, ai nuk i nënshtrohej vetingut.

Avokati Sokol Hazizaj, mes të tjerash, citoi vendimin e 78 të Gjykatës Kushtetuese, ku thuhet se “kur subjekti i rivlerësimit është në detyrë dhe procesi i rivlerësimit nuk ka përfunduar ai ka të drejtë të japë dorëheqjen dhe procesi i rivlerësimit ndërpritet”.

“Gjërat po t’i shikosh kaq qetë dhe saktë nuk e bëjnë të vështirë një vendimmarrje të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ndaj nuk e bënë dhe unë për këtë arsye kam ardhur, për të mos e bërë të vështirë procesin. Për të mos e prishur standartin për të cilin ka nisur dhe po finalizohet reforma në drejtësi. Në rast të kundërt sikur prishja e standartit, desikuilibrimi i standartit të krijuar, do ta çojë këtë proces… Dhe unë për këtë kam frikë. Kam frikë jo vetëm të karakterit moral, por edhe ligjor” u shpreh avokati i Llallës, gjatë mbrojtjes së tij.

FOTO EKSKLUZIVE/ Zbulohet vendndodhja e Adriatik Llallës

Gjatë javëve të fundit, Adriatik Llalla raportohet të ketë qëndruar jashtë Shqipërisë. Fillimisht ai i iu drejtua me një prokurë të shkruar turqisht, organeve të vetingut, ndërsa pak ditë më pas, u shfaq në Bremen të Gjermanisë bashkë me familjen e tij, sipas një foto të siguruar nga Lapsi.al

Si nisi konflikti i Llallës me ambasadorin amerikan

Në përfundim të mandatit të tij si Prokuror i Përgjithshëm dhe pas largimit nga ky post, Adriatik Llalla u sulmua ashpër nga ambasadori amerikan Donald Lu që e quajti një prokuror të korruptuar dhe e kërcënoi me burg.©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI