Flash

Aktori Bujar Asqeriu tallet LIVE me “Rilindjen Urbane”

Lapsi.al 12 June 2018
Aktori Bujar Asqeriu tallet LIVE me “Rilindjen Urbane”

Aktori Bujar Asqeriu thotw se shqiptarët duan punë dhe rilindje shpirtërore dhe jo “Rilindje urbane”. I ftuar në "360 Gradë" në Ora News, ai ironizoi, duke thënë që Rama t'i kërkojë Presidentit francez Macron që të shembë Teatrin e Komedisë në Paris se është i kohës së Bonapardit.

“Këta trumbetojnë Rilindjen Urbane dhe shtrojnë 5 pllaka mermeri në qendrat e qyteteve. Shqiptarët kanë nevojë për rilindje shpirtërore. Shqiptarët duan të punojnë dhe jetojnë. Duan punë. Duan të zhdukin varfërinë. Prandaj, kur shumë e rëndësishme është rilindja shpirtërore, motivimi që çdo njeri të shkojë në punë me dëshirën, ai i pret kokën institucionit kryesor, Teatrit Kombëtar. Shembet thotë se s'ka gjë.

Unë i them Ramës që kur të shkojë në Paris t'i propozojë Presidentit Macron; shembe këtë teatrin e komedisë se rri shumë keq këtu pranë lumit. Është e kohës së Napoleon Bonapartit. Këtë histori kemi ne. Respektoje. Për ca vite shkon 100 vjet teatri. Je i zoti, bëj teatër të ri në një vend dominant” – tha Asqeriu.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI