Flash

Kapen 11 klandestinë sirianë në Bilisht, kërkojnë azil politik në Shqipëri

Lapsi.al 12 June 2018
Kapen 11 klandestinë sirianë në Bilisht, kërkojnë azil

Fluksi i emigrantëve që vijnë nga vendet e lindjes vijon teksa vetëm këtë të martë policia kufitare ka ndaluar në afërsi të Bilishtit, disa km nga Kapshtica, 11 klandestinë sirianë.

Ata kishin hyrë në territorin shqiptar nga Greqia dhe kanë kërkuar azil politik. Për këtë arsye janë dërguar në qendrën e azilkërkuesve në Tiranë.

Policia kufitare ka shtuar kontrollet përgjatë vijës kufitare me Greqinë, prej nga emigrantet hyjnë në brendësi të fshatrave të Devollit.

Këtë paradite dhe zv. ministrja e Brendshme Rovena Voda tha se nuk ka kërkesë zyrtare për krijimin e një kampi refugjatësh, por vetëm Qendra e Azilkërkuesve në Tiranë, ku paraqiten ata që kërkojnë azil në Shqipëri.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI