Flash

Debati për Teatrin Kombëtar/ Kumbaro bojkoton komisionin, Ndrenika: Duhet të nisë lufta!

Lapsi.al 13 June 2018
Debati për Teatrin Kombëtar/ Kumbaro bojkoton komisionin, Ndrenika:

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, por dhe aktorë të njohur ishin në Komisionin e Edukimit dhe Mjetet e Informimit Publik për të thënë fjalën e kundër kundër shkatërrimit të godinës së Teatrit Kombëtar dhe Teatrit Kombëtar Eksperimental.

Përfaqësues i kësaj aleance lexoi dhe një letër të hapur drejtuar presidentit Ilir Meta, Kryetarit të Kuvendit dhe krerëve të grupeve parlamentare. Por në këtë komision nuk ishin të pranishëm deputetët e mazhorancës.

Artistët kërkojnë që Kuvendi të mos pranojë ligjin në Parlament në mënyrë që Ministria e Kulturës dhe Institucionet e tjera përgjegjëse të nisin punën për gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme në interes të të gjithë grupeve të interesit dhe të interesit publik në tërësi.

Artistët paralajmërojnë se nëse deri ditën e Premte nuk kanë një reagim mbi këto kërkesa atëherë trupa teatrore, artistët, aktivistët, dhe qyettarë të lirë legjtiimohen të uzurpojnë Teatrin Kombëtar dhe Teatrin Eksperimenta si të vetmen formë që zëri i tyre të dëgjohet.

Ndërkohë aktori i njohur Robert Ndrenika u tregua më i ashpër. I indinjuar nga bojkoti i deputetëve të maxhorancës, Ndrenika tha se është koha për të nisur luftën për të mbrojtur teatrin: "Faleminderit që na thirrët dhe po na dëgjonit. Personalisht do të doja të ishte dhe pala e deputetëve të PS-së. Mospjesëmarrja e tyre tregon se duhet të nisë lufta. Unë erdha me mëndjen që të flisja dhe të arsyetonin me ta. Ata nuk vijnë fare. Nuk di ç'të të them. Di tu them, PPP në këtë rast me teatrin kombëtar dhe tokën është shqeto vjedhje e grabitje, për këtë jo unë vetëm, por ta analizojnë të tërë: Një përparësi që i jepet një firme. S'na dëgjon kush, s'na përfill kush, na braktisin"

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI