Flash

Ish-luftëtarët e UÇK-së kundër emrit të ri të Maqedonisë

Lapsi.al 13 June 2018
Ish-luftëtarët e UÇK-së kundër emrit të ri

Shoqata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK) përmes një komunikate ka dalë kundër propozimit të fundit të emrit të arritur dje midis kryeministrave të Athinës dhe Shkupit, informon INA.

“Njëanshmëria vazhdon. Tani edhe më e thellë, ndarëse, mbasi ne shqiptarët nuk pranohemi as sipas Marrëveshjes së Ohrit, as sipas Kushtetutës të dal pas kësaj. As identiteti ynë ilir, as shqiptarët, as gjuha, as flamuri. Prandaj për ne ky emër është i huaj, i papranueshëm”, - theksohet në komunikatën e SHVL të UÇK-së të firmosur nga Fazli Veliu.

Kundërshtime për emrin e ri deri tani nuk ka pasur nga faktorë politik, shoqata, ndërsa reagime ka pasur nga pak emra të intelektualëve dhe historianëve shqiptarë. Përgjithësisht partitë politike shqiptare e kanë përshëndetur gjetjen e një marrëveshjeje që i hap rrugën intergimit të vendit. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI