Flash

Prapaskena: Pse u shkarkua traineri i Spanjës një ditë para Botërorit. Kush e zëvendëson

Lapsi.al 13 June 2018
Prapaskena: Pse u shkarkua traineri i Spanjës një ditë para

Spanja u trondit një ditë përpara Botërorit, duke lëkundur ndjeshëm pozitat e saj prej pretendente në Rusi 2018. askush nuk e mendonte, që atëherë kur Real Madrid gjeti trajnerin e ri, atë do ta humbte Kombëtarja e Furive të Kuqe. Gjërat kanë lidhje së bashku e në fakt ky është shkaku i vetëm për shkarkimin e Julen Lopeteguit, ende pa shijuar aromën e Botërorit.

Tekniku spanjoll është shkarkuar nga Federata Spanjolle e Futbollit, pas një dite intensive diskutimesh. Drejtuesit e lartë të futbollit iberik nuk e kanë lënë teknikun ta kalojë lehtë firmën me Real Madrid, që kryeqytetasit e publikuan të hënën në mbrëmje.

"Lopetegui është një nga trajnerët më të mirë në botë e mbi zgjedhjen e Real Madrid nuk ka asnjë dyshim: por nëse të fitosh është e rëndësishme, është akoma më shumë mënyra se si punon. Federata është njoftuar nga trajneri vetëm 5 minuta përpara lajmërimit publik nga Real Madrid". Kështu presidenti i Federatës spanjolle, Rubiales, ka shpjeguar zgjedhjen për të shkarkuar menjëherë nga detyra trajnerin e kombëtares pak orë nga starti i turneut.

Shkaku – "Federata ishte në errësirë të plotë të akordit me Real Madrid"

E gjithë cështja e këtij rasti të paprecedentë për Spanjën lidhet me akordin në fshehtësi të teknikut Lopetegui me Real Madrid. "Nuk ndihem i tradhëtuar - pohoi Rubiales – por porblemi është si bëhen gjërat. Një trajner nuk mund të sillet në këtë mënyrë në kohën kur punon për Federatën - ka thënë Rubiales -. Nuk futem në zgjedhjet e klubit, por gjykoj sjelljen e trajnerit tim. E përsëris Federata ishte në padijeni të plotë të akordit dhe nuk mund të bëjnë sikur asgjë nuk ndodhi. Nuk u respektuam".

Zëvendësuesi i Lopetegui: "Eshtë Hierro"

Spanja do të debutojë në Botëror të premten kundër Portugalisë. Emri zyrtar për zëvendësuesin e Lopetegui,  është Fernando Hierro, në bashkëpunim me Celades: dy ish-lojtarët e Real Madrid bënin pjesë aktualisht në stafin e Kombëtares. "Ajo që kërkoi në këtë moment Federata Spanjolle është të lëvizë me qetësi, për të mos turbulluar edhe më shumë ambjentin".

"Lojtarët e kuptuan"

Lojtarët e Kombëtares spanjolle, në fakt të përzgjedhur nga Lopetegui i kishin kërkuar Federatës Spanjolle të Futbollit ta konfirmonte trajnerin. Rubiales shpjegoi: "Të gjithë jemi lënduar nga kjo histori. Unë i thashë lojtarëve arsyet e mia dhe ata e kuptuan. E vetmja gjë që mund tiu siguroj është se lojtarët më dhanë garancinë se impenjimi i tyre do të jetë maksimal dhe nuk kam as dyshimin më të vogël se do ta bëjnë".

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI