Flash

Ruçi: Mos kini frikë nga koperativat. Gjithçka është ekonomi or mik!

Lapsi.al 13 June 2018
Ruçi: Mos kini frikë nga koperativat. Gjithçka

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, i pranishëm në Panairin e Karrierës të organizuar nga Universiteti Bujqësor, tha se Kuvendi ka inkurajuar qeverinë që procesi i konsolidimit të pronës bujqësore të përfundojë jo më vonë se 2021.

“Aktualisht fermerët shqiptarë kanë më shumë se 1 milion prona të ndara dhe këto në 2-3 parcelëza. Kjo strukturë prone vështirëson intensifikimin e prodhimit dhe i mban fermerët shqiptarë jo konkurentë dhe nuk favorizon kështu produktivitetin. Kuvendi i Shqipërisë ka inkurajuar qeverinë që procesi i konsolidimit të pronës bujqësore të përfundojë jo më vonë se 2021.

Kjo masë do të ulë pasigurinë për pronën bujqësore. Operimi në bujqësi është ende në nivel embrionik. Alergjia politike ndaj ish-kooperativave nuk është një argument që të pengojë logjikën racionale ekonomike të kooperimit dhe krijimit të shkallës në bujqësi pasi po ju risjell shprehjen që e përdorin ekonomistët me shumicë: Gjithçka është ekonomi or mik!…”, tha Ruçi.

Të këshilluara

Durrës, mbytet në det 20-vjeçari

Një 20-vjeçar ka humbur jetën pasi është mbytur në det. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Currila të Durrësit ndërsa nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes së rëndë. “Më...

14:59

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI