Flash

Dy muaj i liruar nga burgu, shkon të ngacmojë ish të dashurën 21 vite më të re

Lapsi.al 14 June 2018
Dy muaj i liruar nga burgu, shkon të ngacmojë ish të

Vrasja e dyfishtë e ndodhur në rrugën “Don Bosko” të premten e javës së kaluar më 8 Qershor, kur Xhafer Mata vrau 19-vjeçaren Xhuljeta Çuni, ka bërë që Policia e Tiranës të ashpërsojë dorën ndaj personave me tendencë përndjekjen e personave. Ky është rasti i mekanikut shqiptaro-amerikan Besnik Brahimi 45 vjeç, banues në rrugën “Dhimitër Kamarda” në kryeqytet. Ai u vu në pranga mëngjesin e të enjtes, me akuzën e përndjekjes së ish-të dashurës së tij 21 vite më të re.

Brahimi kishte vetëm dy muaj që ishte liruar nga burgu, sërish për akuzën e përndjekjes së 24-vjeçares. E punësuar si shitëse, ajo e kishte denoncuar shqiptaro-amerikanin në Janar të vitit 2017, pak javë pasi ata ishin ndarë pas një lidhjeje një më tepër se një vjeçare.

Për këtë akuzë, mekaniku 45-vjeçar u dënua për një vit e gjysmë. Të mërkurës pasdite, ai e përndoqi sërish dhe pas denoncimit u vu serish në pranga. Që prej të premtes së kaluar, Policia e Tiranës ka regjistruar dy procedime penale për akuzën e përndjekjes./klan

Të këshilluara

Reshje të dendura shiu në Tiranë

Kapricot e motit s'kanë të sosur në Shqipëri. Kur u duk se vera kishte mbërritur dhe temperaturat po rriteshin, moti ka ndryshuar papritur. Sot në kryeqytet dhe...

15:31

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI