Flash

Teatri/ Goditje me vezë dhe sharje për Erion Veliajn në nisje të diskutimeve

Lapsi.al 14 June 2018
Teatri/ Goditje me vezë dhe sharje për Erion Veliajn në nisje

Kur bëhej gati të hynte në takim me artistët për të diskutuar projektin e Teatrit Kombëtar, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u qëllua me vezë nga disa të rinj.  Veliaj ishte bashkë me Aldrin Dalipin kur u ndal për një çast në hyrjen e Plaza.

Një i ri i afrohet dhe nis e qëllon me vezë. Kryebashkiaku reagon instiktivisht. I shmanget të parës. I dredhon edhe të dytës dhe kur truprojat i janë hedhur me duar të fyt të riut, i shmanget një veze të tretë.

Në video duken truprojat që i janë hedhur të riut që goditi me vezë. Kryebashkiaku i trembur është futur brenda në sallë. Nga pas e ndjekin thirrjet "Oligark! Barbar! Plehrë".

Deri më sot, protestat e artistëve kanë qenë paqësore dhe janë shpërfillur deri tani për një nga projektet më të rëndësishme që parashikon shkatërrimin e godinës aktuale të Teatrit Kombëtar dhe ngritjen e disa kullave në pjesën e pasme të tij. Një ligj i posaçëm pritet të miratohet në parlament për projektin e Teatrit të ri, që i bën të kota diskutimet me artistët.

[video width="198" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2018/06/LAJM-I-FUNDIT_-Të-rinjtë-e-PD-qëllojnë-me-vezë-Veliajn-VIDEO.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI