Flash

“Ua dhamë Maqedoninë shqiptaro-sllavëve”/ Arrestohet gazetari grek (FOTO)

Lapsi.al 14 June 2018
“Ua dhamë Maqedoninë shqiptaro-sllavëve”/ Arrestohet

Është arrestuar mbrëmjen e së enjtes gazetari i njohur grek, Stefanos Chios, me urdhër të Prokurorisë.

Arrestimi i tij vjen pas publikimit në faqen e parë të gazetës “Makeleio” të disa fotomontazheve të Kryeministrit Alexis Tsipras dhe ministrit të Jashtëm Nikos Kotzias të gjakosur, ndërsa Presidenti Prokopis Pavlopoulos shihet i shtrirë në tokë nga plumbat, botim ky që vjen në valën e diskutimeve për emrin mes Maqedonisë dhe Greqisë.

“Në kohë lufte, zoti President i Republikës ekzekutohet”, - është titulli i madh i gazetës ku shtohet se “I dhanë Maqedoninë tonë shqiptarëve-sllavë me emrin e rremë “Maqedonia Veriore”.

Mediat greke shkruajnë se Chios u arrestua jashtë zyrave të gazetës së tij. Ai do të hetohet lidhur me këtë botim, duke analizuar nëse përbën vepër penale me argumentin se botime të tilla mund të nxisin kriminalitetin ndaj krerëve të shtetit.

xios2

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI