Flash

Alfred Trebicka ofendon Laert Vasilin,'Vetëm ai është kundër nesh,është qurrash'

Lapsi.al 15 June 2018
Alfred Trebicka ofendon Laert Vasilin,'Vetëm ai është

Alfred Trebicka ka folur ditën e sotme për prishjen e Teatrit Kombëtar, ku nuk i ka kursyer edhe fjalët për Laert Vasilin, i vetmi aktor pro prishjes së këtij institucioni.

Pa ia përmendur emrin, Trebicka ka qenë i ftuar në emisionin “Ditë e re” në Ora News, kur ka thënë:“Pro shembjes së godinës vetëm 1 aktor ka dalë hapur “Unë jam pro shembjes”. Kjo pjesa tjetër që janë për teatër të ri, edhe Fred Trebicka është për teatër të ri. Mos të na tregojnë çudira këta që kanë punuar nëpër gjithë teatrot e Evropës dhe erdhën tani që ti tregojnë Tiranës apo Shqipërisë sesi bëhet teatri.

Më pas ai ka vazhduar: “Na tregojnë çudira këta sesi një teatër i ri do të ishte dinjitet, nuk e dimë ne këtë, që ky teatër i ri me të gjitha kushtet komode, bashkëkohore është në të mirën e teatrit. Dhe ne nuk e dinim këtë, shyqyr që erdhën këta qurrashët dhe na e treguan. Për teatër të ri janë të gjithë aktorët, i gjithë komuniteti teatror. Por problemi këtu është se po luhet, po manipulohet me preferenca apo me qëndrime, ti je për këtë, ai është për atë. Është diskutuar vazhdimisht gjatë këtyre ditëve se komuniteti i artistëve është i përçarë, është i ndarë. Në komunitetin e artistëve në mënyrë shumë të arsyeshme ka diversitet. Dhe marrëdhëniet që janë brenda aktorëve po përpiqen t’i manipulojnë sepse është pjesë e së tërës”

Të këshilluara

Mozzik vjen në klipin e të dashurës së tij

Prej kohësh në rrjetet sociale Mozzik dhe Loredana kanë njoftuar për këngën e kësaj të fundit që do të lançonte. Ky moment erdhi, vetëm pak më parë Loredana ka ...

15:14

Fejohet Justin Bieber, por jo me Selena Gomez

Një lidhje e shkurtër në vitin 2015, por tashmë duket se gjërat janë bërë serioze. Justin Bieber jo vetëm që qenka pajtuar me ish të dashurën, Hailey Baldwi...

14:42

Labinot Gashi, së shpejti baba (Foto)

Labinot Gashi ditën e sotme ka vendosur ta urojë Fiter Bajramin duke dhënë dhe një lajm të bukur. Vitin e kaluar ai kurorëzoi dashurinë e tij në martesë me t...

14:34

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI